Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Gjobitet 21-vjeçari, voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Për shkak të vozitjes më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin 21-vjeçar.

21-vjeçari E.K, në zonën e kufizimit 40 km/h ka vozitur 105 km/h, te vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

I riu është ndalur nga policia më 24.02.2024, në ora 17:40 dhe më pas është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent-shoferit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë thirrje tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”- thuhet tutje në njoftimin e policisë të datës 24.02.2024.