Ferit Idrizi merr detyrën e kryetarit të Vushtrrisë

Kryetari i ri i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nga sot ka marrë edhe zyrtarisht këtë detyrë.

Përmes dorëzim-pranimit të detyrës, kryetari i deritanishëm i Vushtrrisë, Xhafer Thiri e ka uruar Idrizin për mandatin e kryetarit.

“Sot kam dorëzuar mandatin Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Bashkë me bashkëpunëtor, e kam pritur në zyrë Kryetarin e ri të Vushtrrisë z. Ferit Idrizi, ku me procesverbal i kam dorëzuar detyrën, bashkë me projektet në realizim e sipër. Z. Idrizit i uroj shëndet e suksese në punë”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkaq, Idrizi gjatë seancës inaguruese tha se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim partie.

Gjatë seancës inaguruese u betuan edhe 34 asamblistët e rinjë të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë.

Ferit Idrizi fitoi Vushtrrinë në rundin e dytë të zgjedhjeve në balotazh me Xhafer Tahirin nga LDK.

Xhafer Tahiri i uron fitoren Ferit Idrizit në prezencë të qytetarëve (VIDEO)