Ferat Shala e quan qeverinë Kurti 'qeveri e tinejgjerëve'

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, gjatë debatit parlamentar në lidhje me ngritjen enorme të çmimeve, ka thënë se qeveria duhet ta dinë mirë se ngritja e çmimeve e në sektorin e energjisë do të reflektoj në tërë zgjirin e prodhimeve dhe konsumit ditor.

“Kjo situatë është alarmante”, tha ai.

Shala e ka përmendur edhe çmimet e larta të shportës së konsumatorit.

“Për nivelin e lartë të ngritjes së çmimeve në shportën e konsumatorit, sot nën qeverisjen Kurti qytetarët shpenzojnë më shumë e ushqehen më pak. Shpenzojnë më shumë udhëtojnë më pak, shpenzojnë më shumë marrin shërbim të njëjtë, punojnë më shumë e të ardhura të njëjtë, shpenzojnë shumë e jetojnë shumë më keq”, tha Shala.

Shala tha se kryeministri nuk po del me asnjë ide e asnjë alternativë për sfidat ekonomike sociale dhe energjetike të vendit.

“Kryeministri i shtetit nuk mbahet mend duke dhënë alternativë zgjidhje, përveç vajtimit të periudhës së kaluar 20 vjeçare”, tha ai.

Si shqetësuese Shala e sheh ngritjen e nivelit të çmimeve që sipas tij nuk dihet kur do të ndalet dhe si do të vazhdoj më tutje.

“Normalisht kur kemi parasysh kur kemi qeveri të tinejgjerëve nuk mund të presim asgjë më shpejtë e më mirë. Pa vizion jo profesional, të pa përgatitur, me qasje kundër tregut të ekonomisë së lirë etj”, përfundoi ai.