Falsifikimi i parasë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur duke vënë në qarkullim para të falsifikuara”- thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet se ndodhet në procedurë hetimore, thekson Policia.