EULEX-i shpëton një familje, vetura u kishte rënë në një kanal anësh rrugës

Derisa po patrullonin në pjesën veriore të Kosovës, pjesëtarë të EULEX-it kanë shpëtuar një familje, vetura e të cilëve kishte rënë në një kanal anash rrugës.

EULEX-i njofton se Njësia Policore e Specializuar, në orët e hershme të datës 26 nëntor kishin shpëtuar çiftin që po udhëtonin me fëmijën e tyre 3 vjeçar.

“Gjatë patrullimit vëzhgues në pjesën veriore të Kosovës, në orët e hershme të datës 26 nëntor, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it e shpëtuan një çift që po udhëtonte me fëmijën e tyre 3-vjeçar, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një hendek anash rrugës”- thuhet në njoftim.

EULEX-i thekson se siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë mbetet prioriteti i tyre kryesor.