Escobar: Mbështetja amerikane për Asociacionin siguron që nuk shkelet Kushtetuta

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka theksuar edhe njëherë që mbështetja amerikane për Asociacionin nënkupton themelim brenda Kushtetutës së Kosovës.

Escobar në raportimin e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka thënë që Kosova duhet ta formoj asociacionin në mënyrë që t’i bind 5 vendet mos-njohëse për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Një prej arsyeve pse e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që të vazhdojë përpara me këtë me mbështetjen amerikane në një mënyrë që siguron se ky Asociacion të mos shkelë Kushtetutën, strukturën juridike apo funksionalitetin e shtetit që në të mund të ecim tutje me fushatën për njohje të reja.  Deri sot nuk e kemi arritur këtë afrim nga Qeveria e Kosovës” – ka thënë ai.

Escobar ka thënë se është në kontakt me 5 vendet mos-njohëse, por që sipas tij ato kanë disa kushte të cilat duhet t’i plotësoj qeveria e Kosovës.

“Një gjë që ato e duan, që gjë për të cilën jam përpjekur ta bind Qeverinë e Kosovës, është ata duan të shohin një proces evropian në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre sipas ligjeve të tyre që ta njohin pastaj” – tha ai.

“Nga perspektiva jonë është aspirata jonë që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe të ketë ulëse në Kombet e Bashkuara. Por, disa prej vendeve nuk mund ta njohin pa një marrëveshje dypalëshe Kosovë-Serbi, të tjerat nuk duan ta njohin për shkak të shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Për këtë marrëveshja e Ohrit na jep mundësinë më të madhe në 15 vjet me Qeverinë e Kosovës që të fillojmë jo vetëm një fushatë të njohjeve evropiane, por edhe globale. Këto shtete duan të shohin vullnetin e mirë nga Kosova që të përmbushë pjesën e vet që është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”- ka theksuar ai.

Qeveria kosovare vazhdimisht ka kërkesën e njëjtë nga SHBA dhe BE për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo marrëveshje e nënshkruar në 2013/2015, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën.

Qeveria e Kosovës me pranimin e marrëveshjes se Ohrit është zotuar për zbatimin e kësaj marrëveshje, por drafti i prezantuar nga komisioni punues nuk është pranuar për çka edhe është shkarkuar komisioni.

Dakordimi i Ohrit, çka pas formimit të Komitetit të përbashkët monitorues?