Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/ Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan kritikon Gjykatën Kushtetuese, duke nisur një "krizë gjyqësore"

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, mori anën e Gjykatës së Lartë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Gjykatën Kushtetuese deklaroi se kjo gjykatë ka bërë disa gabime

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese ka bërë shumë gabime radhazi në këtë pikë, gjë që na trishton seriozisht” – u tha Erdogan gazetarëve gjatë fluturimit të tij nga Uzbekistani.

Gjykata e Lartë e Apelit ndërmori hapin e pashembullt për të bërë një ankesë penale kundër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të mërkurën, duke argumentuar se vendimi i tyre muajin e kaluar në favor të lirimit të deputetit të burgosur parlamentar Can Atalay ishte jokushtetues.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësojë hapin e ndërmarrë nga Gjykata e Lartë për këtë çështje” – shtoi Erdogan./Reuters