Foto: Pixabay

E mitura viktimë e dhunimit në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit ka ndodhur më 18 tetor 2022 në Prizren.

Viktima në këtë rast, sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmetit, është e mitur.

“Meqë viktima në këtë rast është e mitur, nuk mund t’ju japim detaje të tjera për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit” – tha Mehmeti.

Tutje, ajo tregoi se Prokuroria në Prizren brenda afatit ligjor për të dyshuarin do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mehmeti tregoi se i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Në raportin e Policisë së Kosovës u tha se i dyshuari ishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa me vendim të prokurorit, viktima ishte dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.