Foto: Ilustrim

Dyshohet se vodhi shtylla druri në kulmin e një shkolle, arrestohet 21-vjeçari në Shtime

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin se i ka vjedhur disa shtylla druri të kulmit të një shkolle.

Sipas Policisë, 21 vjeçari me inicialet F.R., dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Llanishtë të Shtime, e cila aktualisht është jofunksionale.

Policia ka shtuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është liruar për procedura të mëtejme hetimore.