Dyshohet se i vodhën kuletën një qytetari në tregun e Fushë-Kosovës, arrestohen dy persona
Policia në Fushë-Kosovë ka arrestuar A.F., 66-vjeç dhe R.G., 53-vjeç, nën dyshimin se kishin vjedhur një portofol me dokumente e kartela bankare në treg në Bresje ditën e martë.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vjedhje e që është raportuar me datën 17.10.2023. Rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, saktësisht në treg, ku ankuesit i është vjedhë një portofol me dokumente personale dhe kartela bankare të cilat janë keqpërdorë nga personat e dyshuar” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se kanë sekuestruar një sasi të parave, të cilat i janë kthyer ankuesit.
Derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.