Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy të lënduar në një aksident në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në lëvizje në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti për KALLXO.com ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse njësiti i trafikut po merret me rastin.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti