Ilustrim

Dy raste të vjedhjes së çantave brenda veturave të parkuara

Gjatë ditës së djeshme, në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të vjedhjeve të çantave të dorës brenda veturave të qytetarëve.

Rasti i parë është raportuar në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, kur një person rreth orës 15:50 ka raportuar se derisa e kishte parkuar veturën e tij që mbante targa suedeze, për të kryer një shërbim, një person i panjohur, i ka thyer xhamin e veturës dhe i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe para dhe vlerë 113 mijë kruna suedeze.

Rasti po vazhdon të hetohet nga policia, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.

Rasti i dytët raportohet se ka ndodhur në fshatin Lapnasellë të Graçanicës, dje rreth orës 15:15.

Sipas njoftimit, i dëmtuari ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë dore, me dokumente personale dhe një shumë të parave prej 420 eurove.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.