Ilustrim.

Drenas, arrestohet një person për dhunë në familje

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas për dhunë në familje.

I arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë”- thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.