
Ilustrim
Dorëheqje të disa policëve serbë, reagon shefi i EULEX dhe ambasadori amerikan
Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, të diplomuar në gjeneratën e 58-të më 14 korrik, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, mëson KALLXO.com.
Sipas burimeve, zyrtarisht janë konfirmuar 3 dorëheqjes, ndërsa 4 janë në procedurë dorëheqjeje. Nga Policia e Kosovës, nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Lidhur me këtë zhvillim, shefi i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano ka deklaruar se po i përcjellin nga afër këto “zhvillime shqetësuese.”
“Po i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar në Policinë e Kosovës. EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”- ka shkruar Barbano në rrjetin Twitter.
Looking with concern at the recent resignations of 3 newly recruited Kosovo Serbs members of the @Kosovo_Police (KP). #EULEX is closely following these worrisome developments.
Police composition should reflect and represent the society they serve & protect. 1/2— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) August 17, 2023
Ai tutje shtoi se anëtarët joshumicë në Policinë e Kosovës mund të kontribuojnë në sigurinë e komunitetit të tyre.
“Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e Policisë së Kosovës që synojnë zhvillimin e policimit efektiv, efikas, përfaqësues dhe të përgjegjshëm në fushëveprim më të gjerë”- shtoi ai.
Shqetësim po ashtu shprehi edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai theksoi se zyrtarët policorë duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikë.
“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime”- u shpreh ambasadori.
Fully share these concerns, and reiterate our commitment to Kosovo’s multi-ethnic police force. As I’ve said many times, Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its officers should be able to work free from intimidation. Closely watching these developments. https://t.co/UoLjNZZ7yX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 17, 2023
Policisë së Kosovës, muajin e kaluar në radhët e saj iu shtuan edhe 490 pjesëtarë të rinj, të komuniteteve kryesisht shqiptar, por që pati edhe të komunitetit serb, turk, e boshnjak.
Rekrutimi i policëve të rinj erdhi pas dorëheqjeve të policëve serb në katër komunat në veri të Kosovës.
Gjenerata e 58-të Policisë së Kosovës diplomoi sot