Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. FOTO: Arjana Berisha, KALLXO.com

Gjenerata e 58-të Policisë së Kosovës diplomoi sot

Gjenerata e 58-të Policisë së Kosovës ka diplomuar sot.

Në këtë ceremoni të diplomimit krerët e shtetit uruan policët e rinj duke u shprehur krenarë me ta dhe theksuan rëndësinë që Kosova të anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare të Policisë.

Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. FOTO: Arjana Berisha/ KALLXO.com

“Të diplomosh në akademinë e Policisë e Kosovës nuk është arritje e vogël, ajo kërkon disiplinë. Veprimet tuaja do ta krijojnë perceptimin publik. Sfidat, kërcënimet e rreziqet ndërlidhin kërcënime të Serbisë ndaj vendit tonë. E domosdoshmëri që Kosova të behet anëtare në Interpol e Europol” – tha presidentja Vjosa Osmani.

“Të gjithë ju keni zgjedhur një profesion fisnik, qofshi mishërim i sigurisë, drejtësisë. Ndihuni krenar me bijtë e bijat tona sepse ata janë mburoja e shtetit tonë”-shtoi ajo.

Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. FOTO: Arjana Berisha/KALLXO.com
Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. FOTO: Arjana Berisha/KALLXO.com

Urimet në ceremoninë diplomimit i shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një nga institucionet me të besueshme në vend.

Teksa kreu i qeverisë përgëzoi policinë për punën e tyre, ai theksoi punën që forcat e rendit kanë bërë gjatë këtyre dy viteve.

“Policia jonë për këto dy vite ka qenë maksimalisht e angazhuar në prioritete. Pikërisht të këtij aktiviteti të shtuar në veri ka pasur edhe sulme ndaj zyrtarëve tonë. Të gjitha këto rezultate janë dëshmi se detyra e secilit polic kërkon përkushtim. Ju pret një rrugë e gjatë me plot sfida por asnjëra nuk do ta zbeh vullnetin dhe misionin për të shërbyer” – tha Kurti.

Kryeministri shtoi se qeveria është në mbështetje të policëve.

“Zyrtarët policor qe nuk kanë bërë kompromis me ligjin janë shembulli më i mirë për tu ndjekur nga ju. Në mbështetje keni një qeveri qe asnjëherë nuk synon të minoj rolin tuaj. Sfida juaj është sfida jonë”-tha kryeministri Kurti.

Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. FOTO: Arjana Berisha, KALLXO.com