Greva e minatorëve - Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

Dita e gjashtë e grevës në “Trepçë“, 9 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Sot është dita e gjashtë e grevës së minatorëve të “Trepçës”.

Sipas Sindikatës së Minatorëve gjendja shëndetësore e minatorëve është rënduar gjatë natës.

“Gjendja shëndetësore e minatorëve është rënduar shumë. Gjatë natës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 9 minatorë, 4 prej tyre në gjendje më të rëndë,dhe 1 mbetet ende në emergjencë për trajtim mjekësor” – ka thënë për KALLXO.com Destan Kërleshi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës”.

Minatorët e “Trepçës” kanë nisur një grevë më 24 tetor.

Ata kanë premtuar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u përmbushur tri kërkesat e tyre: Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06 – 10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës