Bashkim Kurti zgjidhet kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”

Bashkim Kurti është emëruar kryeshef i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë ai.

“Po, e konfirmoj. Vendimi është prej sot, përndryshe intervista ka qenë dje”- ka thënë Kurti për KALLXO.com.

Ndryshe, Bashkim Kurti ka qenë drejtor në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.

Në anën tjetër, Enis Abdurrahmani, ka qenë ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës” për më shumë se dy vite.

Në shtator të vitit të kaluar Abdurrahmani ishte shkarkuar nga bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes.

“Për shkak te mospërmbushjes së detyrave të punës, neglizhencës dhe keqmenaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri të shkarkojë nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani” – thuhej asokohe në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhej se Enis Abdurrahmani nuk ishte bashkëpunues me bordin mbikëqyrës.

https://kallxo.com/lajm/pak-para-se-te-shkarkohej-nga-qeveria-bordi-i-trepces-shkarkoi-kryeshefin-enis-abdurrahmani/

www.kallxo.com