Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjitalizimi i shërbimeve komunale, premtimet e kandidatëve për kryetar të Obiliqit 

Kandidatët për kryetar të Komunws sw Obiliqit, në Debat Pernime kanë dhënë premtimet e tyre në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve komunale.

Kandidati për kryetar të Obliqit nga Lwvizja pwr Bashkim, Ajet Berisha tha se do ta ketë prioritet digjitalizimin e shërbimeve komunale.

“Ju siguroj se me ardhjen time në pushtet digjitalizimi i shërbimeve do të jetë njëri prej prioriteteve”, tha ai.

Kurse, kandidati për kryetar të Obliqit, Xhelal Krasniqi nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se do të punojnë për transparencë për qytetarët.

Kandidati për kryetar të Obliqit, Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se do ta digjitalizojnë administratën publike.

“Ne mendojmë të digjitalizojmë administratën publike, vendosjen e dy e-kioskave në qytet dhe në Milloshevë, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në platformën për ankesa dhe kërkesa ‘Alo komuna’”, tha ai.

Në anën tjetër, kandidati për kryetar të Obliqit, Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, në Debat Pernime, tha se e- kiosku funksionon para vitit 2019.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Obiliqit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hanefi Musliu u zotua se do të digjitalizojnë shërbimet komunale.

“Do të bëhet digjitalizimi i shërbimeve komunale në të gjitha nivelet, shërbimet do të jenë shumë efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Në fund, kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Obiliqit, Mehmet Krasniqi theksoi se do të bëjnë digjitalizim të tërësishëm në shumë fusha.

“Sa i përket çështjes së digjitalizimit, ne veç e kemi në program se gjatë mandatit tonë do të shkojmë me digjitalizim të tërësishëm, jo vetëm i shërbimeve në administratë, por edhe i shërbimeve në arsim dhe shëndetësi, natyrisht aty ku janë të papërfunduara”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Obiliqit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit: Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim; Halil Thaçi nga LVV; Hanefi Musliu nga PDK; Mehmet Krasniqi nga LDK; Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe Xhelal Krasniqi nga AAK. Gjithashtu kandidat për kryetar të Obiliqit është edhe Goran Danqetoviq nga Lista Serbe, por i njëjti nuk ka ardhur në debat.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Obiliqit: Adelina Isufaj nga AKR; Anita Krasniqi nga AAK; Elza Krasniqi nga LVV; Lendita Bekteshi Memishi nga Iniciativa Qytetare për Obiliq; Linda Sadiku Krasniqi nga LDK dhe Nora Preniqi nga Lëvizja për Bashkim.

Ky artikull hulumtues është përgatitur si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli hulumtues është përgjegjësi e vetme e Open Data Kosovo dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.