Digjet një shtëpi në Prishtinë - FOTO

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Zëdhënësi ka treguar se deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

Sipas Borovcit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit.

Ai ka shtuar se aktualisht PK ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.