Digjet një shtëpi në fshatin Banjsk të Vushtrrisë, zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin

Një shtëpi në fshatin Banjsk të Vushtrrisë është përfshirë sot nga zjarri.

Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Rreth Orës 16:00 sot 15.09.2023. Në hyrje të, Fshatit Banjsk morëm një informatë për një, djegie të një, shtëpie të familjes, Hashimi” – ka thënë Hyseni.

Hyseni thotë se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, teksa shton se nuk ka persona të lënduar.

“Ekipet tona, menjëherë dolën në vendin e ngjarjes dhe lokalizuan zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka pasur nga familjarët e shtëpisë. Falënderoj ekipin e Batalonit të zjarrfikëseve për punën profesionale” – tha Hyseni për KALLXO.com.