Zjarrvënia në objektin e gjykatës në Kaçanik, arrestohen tre të dyshuar të mitur 

Tre të mitur po dyshohen se ishin dorasit e vënies së zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Dega në Kaçanik. 

Rasti ndodhi mëngjesin e datës 13.03.2024, ndërsa Policia njoftoi se dyshimi rëndonte mbi tre persona të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar më 15.03.2024, tre të mitur janë arrestuar dhe janë dërguar në ndalim për 24 orë. 

Të tre të dyshuarit janë arrestuar lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e gjykatës, përkatësht në zyrat e dy gjyqtarëve. 

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia” ndërsa ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente në Ferizaj.

KALLXO.com raportoi nga vendi i ngjarjes: 

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Detaje lidhur me djegien e zyreve në degën e Gjykatës së Ferizajt në Kaçanik