Digjet një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një autobus është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje.

Pamjet janë bërë para rreth orës 16:30.

Në video shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.