Diaspora dhe politika e jashtme sonte në 'Kallxo Pernime'

Sonte me fillin në ora 20:30 në KALLXO.com dhe në RTV Dukagjini mund të ndiqni debatin për diasporën dhe votat e diasporës.

Të ftuar do të jenë Faton Peci nga Presidenca, Fitore Pacolli nga LVV, Faton Bislimi nga LDK. Ariana Musliu Shoshi nga PDK dhe Liza Gashi, ish-zëvdendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në këtë emision do të debatohet se çka ndodhi në mbledhjen e KQZ-së, në të cilën u votua pro që çdo aplikues nga diaspora do të verifikohet përmes thirrjes telefonike.

Pse dy anëtarët e LVV-së në KQZ votuan pro këtij vendimi, e në fund po kundërshtohet nga LVV?

Çfarë thotë Faton Peci nga Presidenca në lidhje me reagimin e Vjosa Osmanit mbi vendimin e KQZ-së?

Në këtë debat po ashtu do të diskutohet edhe për politikën e jashtme e njohjet e shtetit të Kosovës.

Çfarë të mira i solli Kosovës marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington?