Lëvizja Vetëvendosje në Drenas Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Dhjetëra gra nga Drenasi i bashkohen Vetëvendosjes

Gjatë ditës së sotme, Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Drenasit, i janë bashkuar dhjetëra vajza dhe gra nga ky qytet.

Përmes llogarisë në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se gratë dhe vajzat nëpër Kosovë po vazhdojnë t’i bashkohen.

“Në vazhdën e aktiviteteve të muajit mars, gratë dhe vajzat po bashkohen dhe aktivizohen në Lëvizje. Sot në Drenas u dëshiruam dhjetëra grave e vajzave mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Anëtaret e reja u pritën nga drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala dhe nga Tahire Mziu, drejtuese e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Drenas.”, është shkruar në njoftim.

Sipas tyre, gjendja momentale e grave e vajzave në Kosovë do të ndryshojë vetëm me angazhimin dhe përkushtimin e vetë grave.

LVV në Facebook