Foto: REL/EPA-EFE

Detaje për 8 të infektuarit me COVID-19 nga Peja

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se 8 raste me COVID-19 janë nga komuna e Pejës.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka bërë me dije se këta persona janë nga lagjja  ‘Kristal’.

Sipas njoftimit të Locit, gjendja e pacienteve është stabile dhe trajtimin janë duke e marrë në shtëpitë e tyre në izolim dhe monitorim.

Sot në komunën e Pejës është mbajtur edhe takimi konsultativ me Këshillin e Drejtorëve.

“Drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci njoftoj për gjendjen e fundit në Komunën e Pejës dhe bazuar në Raportin e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë ne Pejë kanë rezultuar pozitiv 9 raste qe janë raste kontakti brenda një rrethi familjar”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë mbledhje, Nënkryetari i Komunës, Fatmir Asllani, ka njoftuar Këshillin se janë duke u shpërndarë pakot emergjente ku gjate këtyre dy ditëve do te përfundojë shpërndarja.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, njoftoi se mësimi Online është duke vazhduar, përveç nga një pjese e nxënësve qe janë deklaruar se nuk kanë pajisje.