Dështon mbledhja e Komisionit ku pritej të raportonte Inspektori i AKI-së
14.6.2023 - 10:36
Në mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Në këtë mbledhje pritej të raportonte Inspektori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Kujtim Shala.
Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i kërkoi falje Shalës për mosmbajtjen e raportimit, duke shpresuar që ky takim të zhvillohet javën e ardhshme.
“Me keqardhje duhet të ndërpresim mbledhjen në mungesë kuorumi. Kërkoj falje zoteri Shala, shpresoj që ketë takim do ta realizojmë javën tjetër”- tha ajo.
Mbledhja ishte paraparë që të zhvillohej e mbyllur për media.
Siç kishte njoftuar deputetja Musliu, pas mbledhjes parashihej të mbahet konferencë për media.