Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së do të raportojnë në Komisionin për mbikëqyrje të AKI-së
14.6.2023 - 10:08
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kujtim Shala, pritet që nga ora 10:00 të raportoj para Komisionit për Mbikëqyrje të këtij institucioni.
Mbledhja do të jetë e mbyllur për media, ka konfirmuar kryetarja e këtij komisionit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Ajo tha se pas mbledhjes do të ketë deklarim për media.
“Po sot mbahet mbledhja prej orës 10 ku e kemi Inspektorin e AKI ne raportim. Mbledhja është e mbyllur për media por nëse keni diçka konkrete që doni të dini ne do jemi në dispozicion pas mbledhjes”- tha ajo për Kallxo.com