Ilustrim

Dëmtohet e më pas vidhet pllaka e xhamisë së një fshati në Podujevë

Një burrë ka njoftuar se është dëmtuar dhe më pas është vjedhur pllaka e xhamisë së një fshati në Podujevë, nga persona të panjohur.

Rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën pas orës 21:00.

Sipas policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti i cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” është nën hetime.