Foto: Ilustrim

Deçan, ndalohet mësimdhënësi që dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur

Një sulm seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në Deçan.

Mësimdhënësi dyshohet se ka puthur nxënësen e mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për KALLXO.com se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit”- ka thënë ai.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”- ka theksuar ai.