COVID-19: Merren 37 mostra për t'u testuar nga Lagja “Mati 1”

37 mostra janë marrë për t’u testuar për coronavirus në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se mostrat janë marrë për shkak të gjendjes së krijuar në atë pjesë dhe numrit të madh të të prekurve me virusin COVID-19.

Ende nuk dihet nëse për këto mostra do të dalin rezultatet gjatë ditës së sotme apo ditëve në vijim.

Komuna e Prishtinës që nga mbrëmë është në izolim. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në kryeqytet.

Prishtina ka 47 të prekur me COVID-19 ndërsa në total në Kosovë janë gjithsej 283 raste të konfirmuara me të njëjtin virus.