Rrjedhja e laboratorit COVID në Kinë: Çfarë dihet dhe çfarë jo për origjinën e virusit

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 tri vjet më parë, origjina e saj është kthyer në një debat të nxehtë shkencor dhe politik.

Aktualisht ekzistojnë dy teori kryesore; e para është se virusi u përhap nga kafshët tek njerëzit, me shumë mundësi nga një treg në Wuhan, Kinë. Teoria e dytë: virusi u përhap nga një laborator në Wuhan pas një rrjedhje aksidentale.

Megjithatë, javën e kaluar, teoria e fundit filloi të fitonte tërheqje pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha në një intervistë me transmetuesin Fox News se COVID-19 “me shumë gjasa” e kishte origjinën në një “laborator të kontrolluar nga qeveria kineze”.

Komentet e Wray vijnë vetëm disa ditë pas lajmeve për vlerësimin “me besim të ulët” të Departamentit të Energjisë së SHBA-së se virusi ka shumë të ngjarë ta ketë origjinën nga Qendra Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve në Wuhan, Kinë.

Ky është një institucion i ndryshëm nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, një laborator që u konsiderua gjithashtu si një burim i mundshëm i një aksidenti që çoi në përhapjen e COVID-19.

Një vlerësim i ulët i besimit do të thotë se informacioni i marrë nuk është mjaftueshëm i besueshëm për ta nxjerrë një përfundim të fortë.

Në përgjigje, Kina i kritikoi pretendimet e FBI-së, me zëdhënësin Mao Ning duke thënë se “palët e interesuara duhet ta ndalojnë nxitjen e argumenteve për rrjedhjet laboratorike, ta ndalojnë njollosjen e Kinës dhe ta ndalojnë politizimin e çështjes së origjinës së virusit”.

Çfarë thotë komuniteti shkencor?

Mirëpo komuniteti shkencor është më pak i ndarë në këtë çështje. Virologët thonë se ka të dhëna “shumë bindëse” që tregojnë për një origjinë shtazore ose zoonotike të Covid-19.

Një studim gjithëpërfshirës dhe i rishikuar nga kolegët i botuar në korrik të vitit 2022 në revistën Science arrin në përfundimin se koronavirusi ka shumë të ngjarë të jetë transferuar nga një kafshë në kafaz tek njerëzit në Tregun me Shumicë të Ushqimit të Detit Huanan në dhjetor të vitit 2019.

Një kritikë nga ekspertët të cilët e studiojnë virusin është se ata nuk janë në gjendje t’i shikojnë provat mbi të cilat FBI po e mbështet pretendimin e tyre për rrjedhje laboratorike.

“Problemi është se informacioni nuk shpërndahet. Kështu që është shumë e vështirë të shihet se si ai krahasohet me informacionin që ekziston për përhapjen zoonotike,” thotë Marion Koopmans, Shefe e Departamentit të Virosciences në Erasmus MC dhe bashkëautor i studimit shkencor. 

“Nëse vijnë prova të reja që duhet të rishikohen dhe atëherë ndoshta arrini një përfundim tjetër, ky nuk është problem. Problemi është se ky nuk është një diskutim shkencor por një diskutim politik. Dhe përzierja e këtyre të dyjave, sipas mendimit tim, e bën diskutimin shumë të vështirë”, shton ajo për Euroneës.

Situata është kthyer në një debat shumë të politizuar, duke e vënë përballë Perëndimin kundër Kinës. Dhe problemi tjetër ka qenë transparenca nga ana e Pekinit.

“Është e vështirë t’i caktohet një origjinë përfundimtare pandemisë COVID-19; aq më pak, në kohën kur OBSH e ka inspektuar tregun Huanan,” thotë për Euroneës Chris Neëman, studiues i zoologjisë në Universitetin e Oksfordit. 

Peter Hotez, shkencëtar amerikan i vaksinave i kundërshton deklaratat e FBI-së në Tëitter duke i quajtur atë “dezinformata”.

“Dëshmitë publike për rrjedhjen e laboratorit janë të dobëta deri në inekzistente. Pra, nëse Departamenti i Energjisë nuk ulet në të dhëna unike të klasifikuara, gjë që është e mundur, por prirem të dyshoj duke pasur parasysh vlerësimin e “besimit të ulët”, kjo mund të mos avancojë asgjë të e re. Edhe COVID sikurse SARS MERS e ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe njerëzit e infektuar pas kalimit nga një mikpritës i dytë i ndërmjetëm i kafshëve,” shkroi ai në Tëitter.

“Të gjitha hipotezat janë ende në tavolinë”

Një hetim i përbashkët Kinë-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2021 e quajti teorinë e rrjedhjes së laboratorit “jashtëzakonisht të pamundur”.

Megjithatë, hetimi i OBSH-së u kritikua ashpër dhe drejtori i përgjithshëm i saj, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje që atëherë për një hetim të ri.

Shkencëtarët kanë frikë nga reagimet në internet dhe jashtë tij

Ndërkohë, disa virologë si Marion Koopmans shqetësohen se deklarata e FBI-së mund të çojë në një valë të përtërirë ngacmimesh kundër shkencëtarëve.

“Ky është një shqetësim. Është një temë e diskutueshme, prandaj shpresoj që ata [FBI] të veprojnë me të vërtetë me përgjegjësi dhe ta ndajnë informacionin në mënyrë që të mund të ndiqet me të vërtetë”.

Ajo i tha Euroneës se ajo dhe bashkëmoshatarët e saj janë sulmuar në internet dhe jashtë internetit që nga fillimi i pandemisë për kërkimet e tyre.

Shkencëtarët gjithashtu na kujtojnë se është jashtëzakonisht e ndërlikuar të arrish në një përfundim të caktuar për origjinën e COVID-19. U deshën 29 vjet për ta identifikuar burimin e Ebolës dhe 26 vjet për HIV/AIDS.

Kështu që ne mund të mos e marrim një përfundim final për origjinën e virusit së shpejti./Euronews