Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimet e derivateve në Kosovë, benzina lirohet për një cent

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.78 euro për litër, për benzinë është 1.73 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 7 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Kurse, të mërkurën çmimi maksimal i lejuar për shitjen e benzines ishte për nje cent më shtrenjtë se sot, 1.74 euro.

Nga dje, çmimi për naftën e gazin nuk ka ndryshuar.