Challandes: Djemtë tanë ishin në gjendje të vdisnin në fushë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, u shpreh shumë i lumtur me fitoren e sotme të ekipit.

Kosova e mposhti sot Çekinë me rezultat 2 me 0.

Challandes tha se ishte lojë e mirë dhe se nuk e ishte e mjaftueshme të kishim vetëm koncentrim taktik në fushë.

“Djemët tonë ishin në gjendje që të vdisnin në fushë që mos ta pranonin golin e barazimit.Të gjithë dëshirojnë të luajnë për këtë kombëtare, të gjithë deshirojnë të luftojnë për këtë ekip”, tha ai.

Ai foli gjithashtu me krenari për lojëtarin e ri të kombëtares.

“Është e vërtetë qe kemi pasur mungesa, por të njejtën kohë kemi pas lojtar të mirë. E kemi pasur Muslijen i cili ka hyrë në lojë është vetëm 20 vjeç dhe ka bërë lojë të madhe”, tha Challandes.