Trajneri çek: Atmosfera në stadium i ndihmoi Kosovës në fitore

Trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka folur pas humbjes që ekipi i tij pësoi nga Kosova.

Në ndeshjen e sotme, Kosova e mposhti Çekinë me rezultat 2 me 1.

Silhavy tha se kjo nuk ishte një humbje e këndshme, mirëpo sipas tij dhanë maksimumin.

Ai shtoi se Kosova diti t’i shfrytëzojë mirë shancet në lojë.

“Vendasit me shanset e tyre i shfrytëzuan mire dhe fituan…por po them se nuk ishte dita e jonë sot.Atmosfera në stadium Kosovës i ndihmoi shumë dhe fituan”, tha ai.

Trajneri gjithashtu paralajmëroi se ekipi i një shtetit të vogël si Kosova nuk duhet të ‘hahet në sy’.

“Kosova është duke e krijuar një histori është e dukshme që djelmoshat që luajnë jashtë vendit.Mjafton kur e shikojmë Muriqin në fusbë është një kombëtare në ngritje.Nuk duhet të gjykohet se një shtet i vogël e nuk ka ekip të madh.I falenderoj Kosovën për mikëpritjen e përzemërt”, tha ai.

Atmosferë e zjarrtë në fundin e takimit Kosovë – Çeki (Video)