Kosova e pamposhtur, fiton ndaj Çekisë (Foto)

Kosova ka shënuar një fitore historike ndaj Çekisë me rezultat 2-1, në kuadër të Grupit A, të fazës së kualifikimeve për “Euro 2020”.

Të parët që kaluan në epërsi ishin çekët me golin e Schickit në minutën e 16’.

“Dardanët”, arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 20’ me Vedat Muriqit pas asistimit të Rashanit.

Në pjesën e dytë me inkuadrimin e Valon Berishës dhe Florent Muslijës niveli i Kosovës u rrit shumë dhe erdhi goli në minutën e 66’.

Kosova tani pozicionohet në vendin e parë me 8 pikë së paku deri në orën 20:00, deri sa të përfundoj ndeshja Angli – Bullgari.

Kosova kalon në epërsi me golin e Vojvodes (Video)

Kosova ka kaluar në epërsi në minutën e 66’ me golin e Mërgim Vojvodës pas asistimit të Valon Berishës.

Goli i shënuar nga Kosova sot, ngjason në atë të Liverpoolit që i shënoi në gjysmëfinale ndaj Barcelonës.