Ambasada e Francës i uron fitoren Kombëtares së Kosovës

Ambasada e Francës në Kosovë i është gëzuar fitores së Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme futbollistike kundër Republikës së Çekisë.

“Urime kombëtares⚽️ së Kosovë️s?? për fitoren kundër Republikës Çeke?? Një fitore e re që i shtohet listës së sukseseve të këtij ekipi brilant që bartë me krenari ngjyrat e tij”, thuhet në publikimin e Ambasadës në rrjetin social Facebook.

Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Republikës së Çekisë, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Fadil Vokrri” pasditen e sotme në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikimet në “EURO 2020”.

Ndeshja e ardhshme e Kombëtares së Kosovës do të jetë kundër Anglisë, të martën.