Certifikohen snajperistë të rinj të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë certifikuar snajperistë të rinj të FSK-së.

Këta snajperistë të FSK-së kanë përfunduar kursin bazë për snajperistë me pjesëmarrës të njësive të ndryshme në Komandën e Doktrinës dhe stërvitjes në Ferizaj.

Snajperistët kanë kryer kursin në kohëzgjatje prej pesë javësh nga snajperistë, në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë.