Çerkica Rexhepi: Në vitet e 90-ta mbanim party

Aktivistja dhe anëtarja e komunitetit LGBTI, Çerkica Rexhepi, përmes një rrëfimi në KALLXO Përnime ka thënë se në vitet e 90-ta janë organizuar party në Prishtinë nga komuniteti që ajo i përket.

Sipas Rexhepit, në kohën kur e ka kuptuar orientimin seksual nuk e ka pasur përkrahjen e familjes, por që më pas familja e saj nga Fushë Kosova ishin pajtuar me këtë fakt.

“E kam një shoqe, është e verbër, ajo është LGBT dhe shtëpia e saj është shtëpia e parë që është hapur si klub. Jena mbledh aty. Në atë ndejë kanë qenë nja 20 veta”, ka thënë Rexhepi.

Sipas saj, situata me vitet e 90-ta tashmë ka ndryshuar dhe qytetarët janë më të vetëdijesuar për zgjedhjet e orientimeve seksuale që mund t’i bëjnë njerëzit.

Rrëfimi i Çerkica Rexhepit – E përzënë nga shtëpia si 13-vjeçare