Aktivistja Çerkica Rexhepi. Foto: 09.06.2022

Çerkica Rexhepi: Policia na maltretonin në vitet e 90-ta

Aktivistja dhe anëtarja e komunitetit LGBTI, Çerkica Rexhepi, përmes një rrëfimi në KALLXO Përnime ka thënë se në vitet e 90-ta pjesëtarët e këtij komuniteti janë maltretuar nga Policia e atëhershme.

Rexhepi ka thënë se kjo personalisht nuk ka pasur ndonjë sulm por shoqëria e saj.

“Unë kam qenë i vogël, e mbajsha vetën si femër, edhe kanë menduar që unë jam femër. Unë nuk kam pasur probleme të mëdha. Por të tjerët kanë pasur probleme. I merrshin brenda në Polici, i rrahshin, i maltretojshin e të gjitha. “Bullizmin si në vitet 90’ta nuk e kem, por ne bullizëm kemi deri në vdekje”, thotë Rexhepi.

Sipas saj, situata me vitet e 90-ta tashmë ka ndryshuar dhe qytetarët janë më të vetëdijesuar për zgjedhjet e orientimeve seksuale që mund t’i bëjnë njerëzit.

Rrëfimi i Çerkica Rexhepit – E përzënë nga shtëpia si 13-vjeçare