Parada e Krenarisë, merr pjesë drejtori i Policisë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka marr pjesë në Paradën e Krenarisë.
Mehmeti ka thënë se qëllimi i vizitës është që të shpreh mbështetjen që kanë për komunitetet.
Ai, po ashtu, ka folur edhe për një mjetë piroteknik që është hedhur në drejtim të marshueseve, të cilën Mehmeti nuk e ka cilësuar si diçka serioze.
“Policia e Kosovës ka qenë e kyçur që nga fillimi i këtyre aktiviteteve. Nuk kemi pas ndonjë incident. Përveç një mjet piroteknik që është hedh afër Hotel Grand, por nuk ka qen diçka serioze”, tha drejtori i Policisë.
Pjesëmarrës në këtë paradë ka qenë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier ka thënë se pjesëmarrja e tij është me qëllim që të tregohet mbështetja për komunitetin LGBTI+.
“Jemi këtu për të treguar mbështetjen për komunitetin LGBTI, sepse mendojmë që këto janë të drejta të njeriut”, ka thënë ai duke shtuar se shpreson që sot ai nuk do të jetë storja e ditës, por do të jenë pjesëmarrësit e tjerë.
Java e Krenarisë ka filluar më 6 qershor dhe do të përfundojë sot.
Në njoftim për këtë tubim është thënë se do të fillohet në orën 11:00 në Sheshin “Skënderbeu”.
Më pas, në orën 12:00 është planifikuar të fillojë ecja drejt Katedrales dhe të përfundojë tek platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.
“Parada do të përmbyllet më një koncert”, është thënë ndër të tjera në njoftim.
Në edicionin e saj të 6-të , “Java e Krenarisë”, nëpërmjet sloganit “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” synon të pasqyrojë praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.
Në anën tjetër, gjatë ditës njësiti me qen i Policisë së Kosovës, K-9 ka kontrolluar sheshin në Prishtinë para fillimit të mbajtës së Paradës së Krenarisë.