Caktohet seanca e parë e legjislaturës së tetë

Të hënën, më 22 mars, do të mbahet seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kështu njoftoi zyra për media e presidencës.

“U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të presidencës së Kosovës.

Ndryshe, KALLXO.com mëson se nesër U.D presidentja e vendit ka thirrur një takim kryesinë e legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës.

Vjosa Osmani thërret për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

www.kallxo.com