Vjosa Osmani thërret për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për nesër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se mbledhja do të mbahet paraditen e nesërme dhe në të do të flitet për mbajtjen e mbledhjes konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo ftesë vjen pas takimeve që sot mbajti ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti me dy përfaqësues të partive politike, të Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.