Foto: Ilustrim

Budakovë, vdes nga lëndimet pas rrokullisjes me traktor

Një 62-vjeçar ka vdekur sot pasdite në Budakovë të Suharekës.

Dyshohet se ai ka vdekur nga lëndimet që ka marrë nga rrokullisja me traktor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e rajonit të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka treguar se rreth orës 16:40, Policia ka pranuar një informatë se në fshatin Budakovë, në lagjen Kokollari, një person është rrokullisur me traktor.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe ato policore.

“Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Viktima është S. (I) K. i lindur në vitin 1961” – ka thënë Bytyqi për KALLXO.com.

Nga Policia rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili pas ekzaminimit fillestar në emergjencën mjekësore ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.