Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Brenda  tri orëve në Prishtinë sulmohen tre policë e kërcënohen dy të tjerë

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se kanë sulmuar e kërcënuar zyrtarë policorë.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar në raste të ndara por që ngjarjet janë regjistruar se kanë ndodhur në Prishtinë.

Dje rreth orës 13 një person është arrestuar pasi i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili ishte në kërkim të policisë, kishte kërcënuar e fyer verbalisht policin.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është regjistruar dje rreth orës 15. Ty të dyshuar janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit u janë gjetur nën posedim dhe u është konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.