Brenda javës pritet të hiqet ora policore

Brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. KALLXO.com mëson se kështu është vendosur në takimin e kryetarëve të Komunave të Kosovës me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, në të cilin është diskutuar edhe rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.

Deri më sot, ora policore ka qenë deri në ora 22:30 ndërsa lokalet e gastronomisë kanë pasur të drejtë të punojnë deri në ora 22:00.

Organizimi i dasmave ka qenë i ndaluar.