Hiqet ora policore

Në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në kuadër të masave anti-COVID-19 është vendosur të hiqet kufizimi i lëvizjes së lirë.

Sipas vendimit të datës 1 mars është bërë e ditur se është shfuqizuar “Vendimi i Qeverisë Nr. 01 /59, i datës 04.02.2022”, që parashihte orën policore.

Bartja e maskës është obligative në hapësira të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar.

Ndërsa, nga data 7 mars do të lejohet hapja e klubeve të natës, organizmi dasmave, i koncerteve, etj.

“Prej datës 7 mars 2022, lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërorë deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Në këtë link mund të gjeni vendimin e plotë.