Masat anti-COVID-19, hapen fitneset dhe shkurtohet ora policore
Qeveria e Kosovës ka miratuar dje (e premte) masat e reja për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Siç njoftoi ministria e Shëndetësisë, fitneset do të punojnë në proporcion 1 klient më 10 metra2.
Përveç fitneseve, qeveria vendosi qe edhe ora policore të shkurtohet. Tani, ndalimi qarkullimit do të jetë nga mesnata deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Lehtësime është paraparë të ketë edhe për gastronomet. Shërbimet e tyre do të zhvillojnë aktivitetin deri në ora 23:00 ndërsa muzika sipas MSh-së duhet të ndalet në ora 22:00.
Maska që nga sot do të jetë e obliguar të mbahet vetëm në ambiente të mbyllura ndërsa bibliotekat, muzetë, kinematë dhe teatrot do të lejohen të punojnë me 50 për qind të hapësirës.
Masat e reja hyjnë në fuqi sot, e shtunë 05 shkurt 2022.