COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
Tre të vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19
Duke u bazuar në të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19, kurse prej 940 testimeve, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Numri i rasteve aktive me coronavirus në total është 641.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,820,008 doza të vaksinës.
Deri më sot 819,455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa me dozat e treta dhe përforcuese janë vaksinuar 99,342 persona.
“Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227,191” është thënë tutje në këtë njoftim.