Kurti: Vendimi për targa në përputhje me marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar zbatimin gradual të vendimit për targat ilegale.

Kurti përmes Twitter shtoi se për këto targa, partnerët ndërkombëtarë konfirmojnë se është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Qeveria jonë miratoi sot zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”- shkroi Kurti.

Kryeministri më tej theksoi se zbatimi i vendimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër.

 

Vendimi i ri qeveritar parasheh disa masa, të ndara në faza të ndryshme, e që përfundojnë më 21 prill 2023, pas cilës datë, sipas kryeministrit nuk do të lejohet të ketë targa të tjera në Kosovë.

“Duke filluar nga 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj nga 21 nëntor, për 2 muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj, nga 21 janari do të kemi targa provuese për 2 muaj të tjerë. Pas datës 21 prill nuk do të ketë më targa provuese, pasi që nuk mund të ketë targa të tjera në Republikën e Kosovës” – tha kryeministri Kurti para anëtarëve të qeverisë te premten.

Qeveria vendos disa masa të reja për targat ilegale, u jep afat deri më 21 prill 2023