BQK vlerëson se ekonomia e Kosovës u rrit për 3.4 % në vitin 2023

Ekonomia e Kosovë vlerësohet të jetë rritur për 3.4 për qind në vitin 2023, vlerëson Banka Qendrore e Kosovës [BQK].

BQK fillimisht tregon se aktiviteti ekonomik në Kosovë në çerekun e tretë të vitit 2023, vlerësohet se ka shënuar rritje reale prej 3.0 për qind, rritje që kryesisht i është atribuuar kontributit pozitiv të konsumit dhe investimeve, ndërsa eksportet neto kontribuan negativisht në rritjen reale të BPV-së. Konsumi rezulton të ketë shënuar rritje më të lartë, ndërkohë që rritja e investimeve është përcaktuar kryesisht nga rritja e investimeve publike.

Në çerekun përmbyllës të vitit rritja ishte më e lartë pa çka se ndikoi që rritja përmbyllëse ekonomike të kishte këtë përqindje.

“Për TM4 2023, BQK vlerëson se aktiviteti ekonomik shënoi rritje më të lartë krahasuar me tremujorët paraprak duke bërë që viti 2023 të përmbyllet me rritje të BPV-së prej 3.4 për qind”-vlerëson BQK.

Rritja në tre muajt e fundit teto-dhjetor 2023, vlerësohet se është mbështetur nga investimet e përgjithshme, konsumi publik si dhe eksporti i shërbimeve, ndërsa vlerësimet për rënie të eksportit të mallrave pritet të ndikojnë negativisht aktivitetin e përgjithshëm ekonomik.